Krasniqi: Të shtunën bashkohen zërat nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin

Krasniqi: Të shtunën bashkohen zërat nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar shqiptarët për pjesëmarrje masive në protestën e 13 dhjetorit që është thirrur në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Protesta është planifikuar të mbahet në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup

“Pas Prishtinës dhe Tiranës, këtë të shtunë, jehona për drejtësi e shqiptarëve do të ngrihet fuqishëm edhe në Shkup. Më 13 dhjetor, në ora 13:00, në Sheshin “Skënderbeu”, bashkohen zërat nga të gjitha trojet për të mbrojtur dinjitetin, të vërtetën dhe luftën e drejt të UÇK-së. Një protestë gjithëkombëtare, një kauzë e përbashkët. Drejtësi dhe liri për çlirimtarët”, shkroi Krasniqi.

Related Articles