Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot do të mbajë konferencë për media, raporton GazetaEnigma.
Në bazë të njotimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet në orën 10:00.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot (19 maj 2022), Konferencë për Media. Konferenca do të mbahet në Selinë Qendrore të PDK-së, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.
Konferenca do të mbahet një ditë pasi Gjykata e Apelit vërtetoi aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, lidhur me tarifat e shtrenjta. Deri te aktvendimi i Themelores kishte ardhur pas padisë së PDK’së ndaj ZRrE-së. / GazetaEnigma