Krasniqi thotë se 12 dhe 19 tetor janë preferenca e tij si data për zgjedhjet lokale

Krasniqi thotë se 12 dhe 19 tetor janë preferenca e tij si data për zgjedhjet lokale

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se ka njoftuar presidenten dhe përfaqësuesit politikë se të gjitha datat për mbajtjen e zgjedhjeve lokale janë të pranueshme për të, megjithatë ka shprehur preferencën e tij për 12 ose 19 tetor.

“Unë e njoftova presidenten dhe të pranishmit se të gjitha datat janë të pranueshme. Por preferenca ime ishte 12 ose 19 tetor. Nuk ka shumë dallime te pjesa e datave të partive”, ka deklaruar ai.

Ai ka shprehur pritshmërinë që në ditët në vijim të dekretohet data për zgjedhjet, duke theksuar nevojën për një proces të rregullt dhe demokratik.

Related Articles