Krasniqi thotë se Kurtin e ka kap panika: S`ka puls – u kry kjo punë

Krasniqi thotë se Kurtin e ka kap panika: S`ka puls – u kry kjo punë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka nivel paniku mbase si shkak i tubimeve të dobëta.

”Po them nuk e di a e ka panikun për shkak të tubimeve të vakëta që i ka, mungesës së njerëzve, mungesës së entuziazmit, apo është e vetmja mënyrë që bon fushatë”, u shpreh ai.

Tutje Krasniqi në DTP Te Fidani u shpreh se lideri i Vetëvendosjes do veç konflikt e përçarje.

”Nuk kemi me ia dhonë më mundësinë e as kënaqësinë me u përça”.

”Ai le t’i grahë me të veten kaloftë mirë, na jemi tuj folë me qytetarë, s’jemi tuj folë me Albin Kurtin. Block e ka. S’ka puls Albin Kurti, u kry kjo punë”.

”Vota nashta ka diçka, po puls nuk ka”.

Related Articles