Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë, raporton Gazeta Enigma.
“Sot festojmë bashkë me një mik të madh. Një aleat të vërtetë. Një shtet që na doli krah në ditët më të vështira dhe ishte me ne në ditët më të mira. Për Kosovën dhe popullin tonë, SHBA është më shumë se partner. Është shtylla e lirisë sonë dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka thënë se Kosova është mirënjohëse për miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova është mirënjohëse. PDK është krenare për këtë miqësi – dhe e vendosur ta thellojë më tej – vit pas viti. Urime SHBA! Urime të gjithë qytetarëve amerikanë, në Kosovë dhe kudo në botë! Gëzuar 4 Korriku!”. / Gazeta Enigma.