Krasniqi uron legjislaturën e re, thekson rëndësinë e mbrojtjes së çlirimtarëve e unitetit institucional

Krasniqi uron legjislaturën e re, thekson rëndësinë e mbrojtjes së çlirimtarëve e unitetit institucional

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka uruar konstituimin e legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ai u ka uruar deputetëve të zgjedhur punë të mbarë dhe kurajo për të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe të shtetit.

“Duhet të theksoj veçanërisht deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke i uruar që ta përfaqësojnë me dinjitet besimin e qytetarëve, të jenë zë i fuqishëm i interesit shtetëror dhe gardianë të Kushtetutës në çdo rrethanë”, tha Krasniqi. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e mbrojtjes dinjitoze dhe të unifikuar për çlirimtarët e Kosovës, duke përmendur fazën finale të procesit gjyqësor në Hagë.

“Në këtë kohë sfidash, përfshirë fazën finale të procesit gjyqësor në Hagë, është detyrë institucionale dhe kombëtare e të gjithëve që të sigurojmë mbrojtje dinjitoze dhe qasje të unifikuar në përkrahje të çlirimtarëve tanë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtësisë. Kosova është më e fortë kur institucionet e saj veprojnë me maturi, unitet dhe përgjegjësi. Suksese në këtë mandat të ri, për Kosovën, për qytetarët dhe për të ardhmen tonë euroatlantike”, shkroi Krasniqi. 

Related Articles