Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se vështirëstë e djeshme në Skënderaj i lehtësoi uniteti dhe gatishmëria e qytetarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin.
Ai u shpreh se simbol i këtij solidariteti u bë guximi i Amir Lushtakut, Alban Berishës dhe Brahim Nurës.
“Simbol i këtij solidariteti vetmohues u bë guximi i tre heronjve të ditës, Amir Lushtaku, Alban Berisha dhe Brahim Nura, të cilët në fshatin Llaushë shpëtuan nga përmbytjet kërcënuese Xhavit Zyhranin dhe bashkëshorten e tij. Krenar me aktin heroik të aktivistëve shembuj të PDK-së, njëkohësisht zyrtarë të përkushtuar të komunës. Faleminderit djema”, ka shkruar Krasniqi.