Krasniqi: Vrasja e trefishtë, alarm për kriminalitetin në rritje vitet e fundit

Krasniqi: Vrasja e trefishtë, alarm për kriminalitetin në rritje vitet e fundit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë në Gjilan mesditën e sotme, duke thënë se kjo është një dhembje e madhe për të gjithë.

Krasniqi tha se ky është një tjetër alarm “për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë”.

“Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjell akterët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve”, shkroi Krasniqi.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!”, përfundoi i pari i PDK-së. /Gazeta Enigma

Related Articles