Krasta për publikimin e artikullit të paverifikuar në RTK: Për ne nuk është primare ndëshkimi i njerëzve

Krasta për publikimin e artikullit të paverifikuar në RTK: Për ne nuk është primare ndëshkimi i njerëzve

Zëvendësdrejtori gjeneral i RTK-së, Adi Krasta, në një intervistë gjatë ditës së sotme ka folur për publikimin e raportit të marrë nga media boshnjake “Slobodna Bosna”, i cili i etiketonte dy portale kosovare si media të ndikuara nga Serbia.

Lidhur me rastin ai ka thënë se është i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat për standartet gazetareske.

“Jam shumë i kënaqur që në Kosovë po bëhet një debat kaq pasionant për standardet gazetareske. Jam shumë i lumtur që jo vetëm RTK do të shoh standardet por edhe institucionet private do të mësojnë nga kjo situatë për jetën gazetareske të vendit”- u shpreh ai.

Krasta, më tej ka shtuar se për të nuk është primare ndëshkimi i personave brenda RTK-së lidhur me ktëtë çështje.

Si pjesëmarrës që 18 muaj i këtij mediumi, RTK është tipikisht një transmetues publik që ballafaqohet herë pas here me ngjarje të natyrave të ndryshme, kjo sepse në strukturën e ndërtuar të institucionit ka një lloj lirie relative komunikimi, ka pavarësi në marrjen e vendimeve. Është e vërtetë që është pothuajse e pamundur për t’u kthyer në koncepte diktatoriale ku kontrollohet një lajm apo mënyrë e të shprehuri për të shmangur elementet e debateve që behën më vonë”, – tha Krasta në një intervistë për RTK.

“Nuk është primare historia e ndëshkimit, nuk jemi institucion policesk, nuk është primare për ne ndëshkimi, heqja e kokave, historia e shkarkimit është kulturë e vjetër në RTK dhe institucione tjera, që e zgjidh duke e shkarkuar tjetrin, që nuk zgjidhet problemi i vërtetë. Në këtë rast Bordi kur të plotësohet duhet të zgjedh drejtorin e përgjithshëm. Unë se kam me nxitim” – tha ai. /Gazeta Engima

Related Articles