Qendra e Studentëve përmes një njoftimi ka sqaruar se të gjithë ata që pranohen në konvikte fitojnë automatikisht të drejtën për tu ushqyer në mensë.
Të drejtë aplikimi kanë edhe ata persona që duan vetëm të ushqehen në mensë.
”Studentët të cilët aplikojnë për konvikt nëse pranohen në konvikte e fitojnë të drejtën për mensë automatikisht.Ndërsa studentët të cilët janë të interesuar të ushqehen në mensë kanë mundësin të aplikojnë vetem për mensë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Të gjitha informacionet tjera janë të sqaruara në konkursin e publikuar./Gazeta Enigma/