Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën për një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për çmimet e naftës.
Mendimet ndryshe rreth kësaj problematike çuan në debate të forta, me dhe pa mikrofona,
Opozita i tregoi se çka të veprojë ekzekutivit me 3 pika, që në Kuvend i solli si rezolutë në seancë të jashtëzakonshme.
Me subvencion u kërkua të ju dilet në ndihmë, bujqve, transportit publik e prodhuesve vendor.
As propozimet e as kritikat e opozitarëve nuk iu pëlqyen ekzekutivit.
Çmimi i naftës u tha se po monitorohet e tejkalimet do ndëshkohen, derisa kërkesat e tri partive u pohua se janë dëshmuar të pasuksesshme, kur i provuan në qeverisjet e kaluara.
Kundërshtitë mes dy palëve, nxitën debate edhe pa mikrofon në Kuvendin e Kosovës.
