“Krejt dhe Padrejtë”, gastronomët protestojnë para Qeverisë

“Krejt dhe Padrejtë”, gastronomët protestojnë para Qeverisë

Shoqata e Gastronomëve ka shprehur pakënaqësi lidhur me kufizimet për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19 përmes një proteste të organizuar para objektit të Qeverisë, duke kërkuar që këto masa të hiqen.

Ata kanë ironizuar me sloganet e partive politike që garuan në zgjedhjet e fundit nacionale. Në pankartën e tyre shkruhej “Krejt dhe Padrejtë”, “Me gastronomët”, “Nëpërkëmbje”, si dhe “Padrejtësia, padrejtësi.” Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi, tha se mbajtja e masave anti-Covid nuk ka efekt me uljen e rasteve.

“Nuk po mujna me sigurua kafshatën e gojën. I bëjë ftesë se kemi dal me ua çel veshët dhe sytë për ekonominë tonë, hiqni masat se nuk ka senesë ma me uljen e rasteve”.

Ndërsa, Arian Vranica tha se Qeveria nuk ka plan për hapjen e sezonit të verën.

“Sot bëhen 430 ditë që jemi duke u ballafaquar me këtë pandemi. Të gjitha këto humbje shteti jonë nuk mund t’i mbulojë, s’ka plan për hapjen e sezonit të verës. Jemi duke e rrezikuar periudhën më të rëndësishme të shtetit. Përderisa vendet tjera janë duke menduar të hapen, Kosova nuk po e bën të njëjtën gjë”.

Related Articles