Kremlini ka refuzuar thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për ndalimin e udhëtimit për të gjithë rusët.
Zëdhënësi rus, Dmitry Peskov tha se propozimi ishte “irracional”, duke shtuar se Evropa në fund do të duhet të vendosë nëse dëshiron të paguajë faturat për siç është shprehur ai, “kapriçot” e Zelenskyt.
Ai këmbënguli se nuk ka asnjë shans që rusët të izolohen nga pjesa tjetër e botës, raporton Sky News.
“Irracionaliteti i të menduarit të tij në këtë rast është jashtë çdo norme. Kjo mund të shihet jashtëzakonisht negativisht. Çdo përpjekje për të izoluar Rusinë apo rusët është një proces që nuk ka perspective”, ka thënë ai.