“Rusia duhet të qëndrojë në pozicionin e saj dhe të vazhdojë me atë që e quan “operacionin e saj të posaçëm ushtarak” në Ukrainë në përgjigje të entuziazmit ushtarak të Perëndimit”.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shkruan Sky News.
Peskov tha në të njëjtën kohë se Perëndimi nuk kishte unanimitet mendimi në lidhje me sulmet e ushtrisë ukrainase në territorin rus duke përdorur armë perëndimore.
Asambleja Parlamentare e NATO-s u ka bërë thirrje vendeve anëtare të mbështesin “të drejtën ndërkombëtare” të Ukrainës për t’u mbrojtur duke hequr “disa kufizime” në përdorimin e armëve perëndimore nga Kievi në Rusi.