Krenare Latifi Kqiku zgjedhet kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit

Krenare Latifi Kqiku zgjedhet kryesuese e Asamblesë Komunale të Gjilanit

Krenare Latifi Kqiku është zgjedhur Kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit me 18 vota për, në seancën konstituive të mbajtur sot. Kandidatura e saj u propozua nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zgjedhja e Latifi Kqikut u bë pas procesit të votimit në Kuvendin Komunal, ku ajo mori mbështetjen e shumicës së asamblistëve. Me këtë vendim, Kuvendi Komunal i Gjilanit siguron drejtimin institucional për mandatin e ardhshëm.

Në fjalën e saj pas zgjedhjes, Krenare Latifi Kqiku falënderoi asamblistët për besimin e dhënë, duke theksuar përkushtimin për një udhëheqje transparente, gjithëpërfshirëse dhe në shërbim të interesit qytetar. Ajo u shpreh se Kuvendi do të jetë hapësirë e dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

Related Articles