Krerët e UÇK-së në Hagë, Kajtazi: Rama bëri çmos që të lirohen, Kurti kontribuoi që ata të dënohen

Krerët e UÇK-së në Hagë, Kajtazi: Rama bëri çmos që të lirohen, Kurti kontribuoi që ata të dënohen

Opinionisti Vehbi Kajtazi në një deklaratë për media tha se Edi Rama ka bërë çmos që të lirohe krerët e UÇK-së që janë në Hagë, ndërsa Kurti sipas tij ka dhënë kontribut që ata të dënohen, raporton Gazeta “Enigma”.

“Çka ka bërë Edi Rama për ata që janë në Hagë, nuk ka bërë askush më shumë, jo në Kosovë, kurrë, asnjëherë”.

“Ne e kemi një kryeministër në pushtet dhe një parti në pushtet që jep kontribut të vazhdueshëm që Hashim Thaçi dhe të tjerët të dënohen, ata japin kontribut që të dënohet Hashim Thaçi, të mbetet në burg”, tha Kajtazi në “Rubikon”.

“Ndërkohë, Edi Rama punon çdo ditë që ata njerëz jo me u shpall të pafajshëm, Kosova me u shpall e pafajshme në një gjyq krejtësisht absurd. Për këtë arsye unë i përkulem Edi Ramës çka ka bërë me këtë kauzë”, u shpreh tutje Kajtazi.

Related Articles