Pjesëtarët e Departamentit të Kosovës për Krime të Rënda sot tentuan t’ia dorëzojnë ftesën për t’i marrë në pyetje kryetarit të Listës Serbe Goran Rakiq, nënkryetarit Igor Simiq dhe anëtarit të Kryesisë Slavko Simiq si të dyshuar, shkruan gazeta serbe “Novosti”.
Kryetari i Listës Serbe ka njoftuar opinionin për listën në të cilën ishin 72 persona të nacionalitetit serb në muajin prill.
Sipas listës, emrat e përfaqësuesve të Listës Serbe i janë shtuar listës së publikuar më parë me 72 persona të kombësisë serbe, të cilët akuzohen nga autoritetet e Kosovës për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës për shkak të protestave serbe kundër lëvizjeve të njëanshme të Kosovës.