Kreu i AAK-së: Më 5 nëntor besoj do të marrim lajmin nga Presidentja për shpërbërjen e Parlamentit

Kreu i AAK-së: Më 5 nëntor besoj do të marrim lajmin nga Presidentja për shpërbërjen e Parlamentit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Para mediave, ai tha se presidentja ka afat deri më 5 nëntor për të shpërbërë parlamentin.

“Presidentja kërkoi nga ne që të sqarojmë a e kemi shumicën parlamentare për qeverinë, sikurse që kërkoi nga ne që të gjendet zgjidhje e përkohshme për Buxhetin dhe për Fondet e BE-së. Në realitetin e tashëm, po shkojmë drejt zgjedhjeve parlamentare. Presidentja ka afat deri më 5 nëntor afat kushtetues, kur besoj se do ta marrim edhe lajmin për shpërbërjen e parlamentit. Do të ishte në interes të Kosovës të caktohet data sa më herët, data 7 dhjetor do të ishte opsion”, ka thënë Haradinaj.

Related Articles