Kreu i FFK-së takon Sabri Fejzullahun: Rikujtuam kohët kur muzika dhe futbolli ishin formë rezistence ndaj okupatorit

Kreu i FFK-së takon Sabri Fejzullahun: Rikujtuam kohët kur muzika dhe futbolli ishin formë rezistence ndaj okupatorit

Në një takim emocionues dhe të veçantë, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me ikonën e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahun.

Sipas Ademit, ky takim ishte një mundësi e rrallë për të nderuar një prej figurave më të mëdha të artit shqiptar, i cili ka lënë një trashëgimi të pashlyeshme në zemrat e shqiptarëve me këngët e tij të paharrueshme.

Ademi ka shprehur emocionet e tij për këtë takim, duke theksuar se ishte një nder i madh të bisedonte me një artist që ka dhuruar dashuri, kujtime dhe këngë që nuk plaken kurrë. Ai gjithashtu kujtoi periudhën kur muzika dhe futbolli ishin forma të vërteta të rezistencës ndaj okupatorit të dikurshëm, duke theksuar rëndësinë e ndikimit të artit dhe sportit në kulturën dhe frymën kombëtare.

Në këtë takim, Ademi u shpreh i lumtur për fjalët e mira të Fejzullahut për punën e tij në futboll, duke theksuar se modestia, energjia dhe buzëqeshja e artistit janë shembuj frymëzues për brezat e rinj.

Kryetari i FFK-së i shprehu mirënjohjen e tij për vizitën e Fejzullahut, duke falenderuar atë për momentet e bukura, vlerësimin dhe frymëzimin që ka dhuruar.

Related Articles