Kreu i FFK-së uron besimtarët festën e Fitër Bajramit

Kreu i FFK-së uron besimtarët festën e Fitër Bajramit

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ademi tha se kjo festë është moment reflektimi dhe mirënjohjeje si dhe një mundësi e mirë për të krijuar lidhjet me familjarë.

“Me përfundimin e muajit të madhëruar të Ramazanit, kam kënaqësinë që sot, në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe në emrin tim personal t’ju përcjell urimet më të mira për festën e Fitër Bajramit për Ju dhe Familjet tuaja. Në këtë festë le të kultivojmë vlerat e dashurisë, respektit dhe harmonisë në shoqërinë tonë, duke kontribuar për një të ardhme më të ndritur për të gjithë”.

“Me dëshirën që Zoti t’ua ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar, në emrin tim dhe të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, ju uroj nga zemra Fitër Bajramin. Shëndeti, begatia dhe lumturia qofshin me Ju dhe Familjet tuaja! Urime e me fat Fitër Bajrami!”, shkruhet në komunikatën e publikuar nga FFK.

Related Articles