Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov, kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe Vilma Ruskovska, shefe e prokurorisë së specializuar në Shkup, kanë dhënë një deklaratë për media duke komentuar tragjedinë në autostradën afër kryeqytetit të Bullgarisë. Është konstatuar se në autobus ka ndodhur një shpërthim, por ende nuk dihen arsyet e tij, raporton gazeta bullgare, Trud.
“Kemi mbajtur një takim të përbashkët pune për të sqaruar të gjitha linjat e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar – marrjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme nga pala maqedonase dhe marrjen e materialit biologjik për identifikimin e viktimave”, tha zëvendëskryeprokurori.
“Lista e pasagjerëve nga autobusi është dërguar në PCM dhe procesi i identifikimit ka filluar. Jemi të bindur se po bëhen përpjekje maksimale dhe bashkëpunimi i nevojshëm” tha Sarafov.
Ndërsa kryeprokurori maqedonas, Lubomir Joveski u shprhu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të të vdekurve, ndërsa falenderiu autoritetet e Bullgarisë për punën.
Zëvendëskryeprokurori bullgar, Sarafov tha se “hetimet dhe inspektimet po vazhdojnë.
“Në një masë të madhe, fotografia e incidentit po bëhet më e qartë në çdo orë që kalon”, tha ai.
“Ekipet janë duke i marrë në pyetje viktimat në spitalin “Pirogov”. Vetëm dy prej tyre janë në gjendje adekuate, pesë të tjerët janë në gjendje shoku ose në reanimacion, edhe pse jo në gjendje të rëndë. Pritet ekspertiza komplekse mjeko-ligjore. Një dëshmitar ka dëgjuar një shpërthim, por nuk është e qartë se nga ka ardhur – nga brenda fluturimit apo nga përplasja me parmakun. Në autobus ka qenë një shofer i dytë. Supozohet se ai nuk është në mesin e të mbijetuarve”, tha kreu i hetimit.
Për momentin, në Maqedoninë e Veriut nuk do të mbahet asnjë procedurë paragjyqësore paralele. “Hetim do të kryhet vetëm në Bullgari”, tha zëdhënësja e prokurorisë bullgare, Siika Mileva.
“Nuk ka asnjë mundësi ligjore për t’i përfshirë përfaqësuesit maqedonas në hetim”, tha zëvendëskryeprokurori Sarafov. “Nuk ka dëshirë të tillë, nuk ka mundësi të tillë ligjore. Punojnë ekspertët tanë – kriminalistë, mjeko-ligjorë dhe ekspertë të transportit motorik”, tha ai. /Gazeta Enigma.