Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Ai thotë se nga ky takim bëri të qartë se asnjëra parti nuk mund ta bëjë shumicën e re parlamentare.
“Diskutuam rreth mundësisë,ose jo, të në mandatari të ardhshëm, dhe ajo që është më e rëndësishme nga ky takim, është që u bë e qartë se askush uk mundet me e kriju shumicën e re parlamentare bazuar në legjislaturën aktuale”, u shpreh Krasniqi.
“Në këtë moment, rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve”, tha tutje ai.
Zgjedhjet e reja parlamentare, që tani sipas Krasniqit duken të pashmangshme, ai tha se në takimin me Osmanin, kërkoi që të organizohen sa më shpejtë.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											