Kreu i PDK-së takohet me Abbottin

Kreu i PDK-së takohet me Abbottin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Ai thotë se me Abbott diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

”Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta pres sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.

Në këtë takim, shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila, fatkeqësisht, është serioze dhe shqetësuese.

Ambasadorin Abbott e sigurova se populli i Kosovës vazhdon të mbetet i orientuar drejt dhe bindshëm në rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Ambasadorit Abbott ia rikonfirmova qëndrimin konsistent të PDK-së, që interesat e shtetit dhe popullit tonë do t’i vë gjithmonë para interesave partiake”.

Related Articles