Kreyziu: E dhimbshme kur një klasë politike, për një grusht votash, e vendos Kosovën në tabelat e linjat e kuqe!

Kreyziu: E dhimbshme kur një klasë politike, për një grusht votash, e vendos Kosovën në tabelat e linjat e kuqe!

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Imset Kryeziu, ka reaguar pasi KQZ nuk certifikoi Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit.

Kryeziu tha se me një qasje të tillë cenohet barazia dhe e drejta për garim, ndërsa institucionit i vihet një ‘peshë në qafë për folklorizëm politik’ ndërsa Kosova zhvlerëson fuqinë e saj dhe bëhet më e cënueshme.

“Të jesh patriot sot do të thotë ta duash Republikën dhe ta respektosh rendin kushtetues, juridik e politik mbi të cilin është ndërtuar ajo. Patriotizëm është të respektosh qytetarët serbë, përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, të dialogosh me ta dhe të angazhohesh për integrimin e tyre, jo përjashtimin” shkruan Kryeziu.

Ai tutje tha se ‘është e dhimbshme kur një klasë politike bie pre e demagogjisë dhe, për një grusht votash, e vendos Kosovën në tabelat e linjat e kuqe’.

Reagimi i plotë:

KQZ-ja, e përbërë nga një “tavolinë burrash”, nuk e paska certifikuar Listën Serbe për garim në zgjedhje, dhe vendimet e saj po kthehen në gjykime dhe linçime publike. Me këtë qasje cenohet barazia dhe e drejta për garim, ndërsa institucionit i vihet një peshë në qafë për folklorizëm politik, ndërsa Kosova zhvlerëson fuqinë e saj dhe bëhet më e cenueshme.

Të jesh patriot sot do të thotë ta duash Republikën dhe ta respektosh rendin kushtetues, juridik e politik mbi të cilin është ndërtuar ajo. Patriotizëm është të respektosh qytetarët serbë, përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, të dialogosh me ta dhe të angazhohesh për integrimin e tyre, jo përjashtimin.

Është e dhimbshme kur një klasë politike bie pre e demagogjisë dhe, për një grusht votash, e vendos Kosovën në tabelat e linjat e kuqe – si vend që cenon të drejtat e komuniteteve pakicë, duke dëmtuar imazhin dhe partneritetin ndërkombëtar.

Related Articles