Krim brenda familjes shqiptare në Itali, burri qëllon gruan tre herë me thikë në sy të vajzës 16-vjeçare

Italia është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë e krimit brenda një familjeje shqiptare. Sipas mediave italiane, një 54-vjeçar ka tentuar të vrasë gruan e tij 42-vjeçare duke e goditur disa herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Bari, në sy të vajzës 16-vjeçare të çiftit. Gruaja është transportuar në spital, ndërsa bashkëshorti i saj është arrestuar nga policia. Ngjarja e rëndë, e cila për pak sa nuk ka përfunduar në një krim brenda familjes ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që kishte çifti.

Edhe pse me tre plagë thikë në kraharor gruaja pati guximin të dilte nga banesa dhe të kërkonte ndihmë, ndërsa burri menjëherë pas aktit është larguar. Policia dhe ambulanca mbërritën pas disa minutash, duke transportuar gruan në spital, e cila ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve në mushkëri.

Ndërkohë që burri u largua menjëherë, policia ngriti disa postblloqe me qëllim arrestimin e tij. Pas disa orësh kërkimesh ai u identifikua dhe u arrestua me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Related Articles