Një ngjarje makabër është regjistruar në Elbasan, ku një 55-vjecar ka vrarë me sëpatë kunatën e tij.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth.
Tefik Tashi ka qëlluar me sëpatë motrën e grua së tij dhe më pas me duart e lyera me gjak ka tentuar që të arratiset me shpejtësi, por kjo përpjekje e tij ka dështuar.
Ai është vënë në prangat e policisë, e ndërsa viktimë e kësaj tragjedie ka mbetur Alma Qevani, 44 vjeçe, banuese në Kusarth.
Ajo u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.
Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Njoftimi i policisë
/A2CNN/