“Krimet e dhunimeve seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”

“Krimet e dhunimeve seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, deklaroi të enjten se krimet e natyrës seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha se dëshmi për këtë janë vonimi në trajtimin e këtyre rasteve, shqiptimi i dënimeve minimale dhe parashkrimi i rasteve të dhunës seksuale.

“Dhunimi i 11-vjeçares kishte ndodhur më parë, por Policia nuk veproi, as Prokuroria. Shkarkimet që u bënë në Polici duhet të shoqërohen edhe me dorëheqje nga institucionet e drejtësisë”, u shpreh ajo.

Sipas saj, prokurorët dhe gjyqtarët janë të pavarur, por nuk janë të paprekshëm.

“Prandaj duhet të japin përgjegjësi për shkak të neglizhencës dhe dështimit në aspektin profesional”. 

Related Articles