Krimineli serb flet me krenari për Reçakun: Ishte aksion i ekzektuar në formë të përsosur

Krimineli serb flet me krenari për Reçakun: Ishte aksion i ekzektuar në formë të përsosur

Krimineli serb, Goran Radosavljeviq, ka rihapur plagët e familjarëve të të vrarëve në Reçak pikërisht në 23-vjetorin e këtij akti barbar nga forcat serbe, duke thënë se ajo që ndodhi atje ishte një aksion i ekzekutuar në mënyrë të përsosur.



Madje krimineli Radosavlejviq ka thënë se ajo që ndodhi në Reçak ishte “disfatë” e shqiptarëve, pavarësisht faktit se atje u vranë civilë të pafajshëm, gra, fëmijë e pleq.

“Ishte një nga disfatat e tyre më të mëdha, policia në mënyrë të ligjshme kreu një aksion të përgatitur prej ditësh, nga zbulimi i terrenit, duke mbledhur informacione se kush është aty, çfarë forcash janë. Mësuam se në fshat nuk ka civilë ,të gjithë u larguan, sepse prisnin që ne ta kryenim aksionin, thjesht nuk e dinin se kur”, tha Radosavljeviq.

Ai nuk u ndal me kaq duke pretenduar se aty ishte një familje famëkeqe, që sipas tij kishte kryer “sulme terroriste”.

“Ne erdhëm nëpër territorin e tyre, nga ajo anë nga e cila nuk mund të na prisnin. Sigurisht që të gjithë terroristët që ishin aty u likuiduan, një pjesë sigurisht u arratis dhe shkuan në shtabin e tyre në fshatin Petrovë. Aty ishte shtabi i tyre kryesor. .” , tha Radosavljeviq, duke folur për atë veprim.

“Në atë ditë të dytë, një nga djemtë tanë, Miro Mjekiq, u vra. Ne kishim dy të plagosur lehtë. Pas kësaj, në parim dihet gjithçka, ka pasur një bombardim pa vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Radosavljeviq.

Kjo nuk është hera e parë që kriminelët serbë që ndodhen edhe në organet qeveritare mohojnë e madje flasin me krenari për gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë ku ata ishin vet ekzekutorë e urdhërdhënës.

Bashkësia Ndërkombëtare disa herë ua ka tërhequr vërejtjen zyrtarëve serbë mirëpo gjithnjë duke u mjaftuar vetëm me kaq.

Radosavlejviq ishte komandant i grupeve operacionale të ushtrisë serbe në Kosovë./Gazeta Enigma/

Related Articles