Kristë Gjokaj është liruar nga aktakuza e ngritur para katër vjetëve.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook.
“Komandant Kristë Gjokaj më në fund u lirua nga aktakuza e ngritur para katër vjetëve për ‘ mëkatin’ e tij të vetëm se në orët e hershme të mëngjesit më 14 nëntor 2018 në ora 2:00, edhe pse për të ishte ditë pushimi, shkoi për të iu ndihmuar kolegëve të tij të Stacionit të Policisë në Gjakovë të cilët ishin nën zjarrin e armëve të grabitësve të lokaleve në Gjakovë e rrethinë”.