Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pasi ky i fundit e akuzoi opozitën për dyftyrësi.
Sipas saj, kritika nuk është për Asociacionin, por për dhunën e gazin lotsjellës në Kuvend.
“Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyftyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionit.
Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp”, shkroi ajo në Facebook.