Kritika për mos-shpenzimin e fondit për pacientët

Kritika për mos-shpenzimin e fondit për pacientët

Qeveria e Kosovës në baza vjetore shpenzon rreth 10 milion euro për qytetarët që kanë nevojë për shërim.

Shteti mbulon shpenzimet në ato raste kur nuk ka mundësi që të ofrohen shërbimet në institucionet publike. 3 mijë e 421 pacientë kanë aplikuar në këtë program ndërsa janë aprovuar 3 mijë e 136 lëndë.

Nga buxheti për tre vitet 2017 deri me 2019 janë dhënë 28 milionë euro të destinuara për këtë program. 

Kurse sot është shqyrtuar nga Komisioni për Mbikëqyrjen  Financave raporti i Auditimit të Përformancës për Administrimin e Programit për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike. 

Në këtë komision janë adresuar kritika për mos shpenzimin e fondit.

U tha se përkundër shumës milionëshe vetëm 45 përqind e tij po shfrytëzohet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, adresoi kritika për menaxhimin e programit për trajtim të pacientëve jashtë vendit. Ai tha se shuma totale asnjëherë nuk po shfrytëzohet në tërësi dhe trajtimi i pacientëve nuk po bëhet i barabartë.

Por këto kritika, i mohoi drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësore, Fatmir Plakiqi. Ai para deputetëve të këtij komisioni tha se trajtimi bëhet sipas radhës.

Por, thekson se rastet urgjente e kanë obligim që brenda 72 ore të dërgohet jashtë vendit.

Ndërsa, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi tha se janë të gatshëm për ta bërë analizën gjithëpërfshirëse për gjitha patologjitë që nuk mund të trajtohen brenda ShSKUK-së.

Related Articles