Kriza me mbeturinat, Prokuroria fillon me mbledhjen e provave për mungesë menaxhimi

Kriza me mbeturinat, Prokuroria fillon me mbledhjen e provave për mungesë menaxhimi

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës  për grumbullimin e informatave dhe provave  në lidhje me mungesën e trajtimit të mbeturinave dhe situatën e krijuar në Komunën e Prishtinës si rezultat i mos grumbullimit të tyre.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, në cilësinë e Koordinatorit kundër krimeve mjedisore në Prishtinë, ka kërkuar nga njësia për hetimin e krimeve mjedisore në Prishtinë, që  të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe trajtimin me prioritet të çështjeve që ndërlidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik”.

Related Articles