Kriza në Kuvend – Osmani e ka të gatshëm draftin për ta dërguar në Kushtetuese

Kriza në Kuvend – Osmani e ka të gatshëm draftin për ta dërguar në Kushtetuese

Kriza për konstituim të Kuvendit tashmë është bërë një gjë e lodhshme edhe për ta dëgjuar, nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Megjithëse nuk dihet se kur do i vie fundi, Osmani ka thënë se nuk do e lejojë që kjo krizë të ndikojë në projektet e mëdha të Kosovës që kërkojnë miratim nga Parlamenti, siç është organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030.

Sa i përket kësaj krize, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, në rast të moskonstituimit të vazhdueshëm.

“Mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja”, tha këshilltari i Presidentes, Bekim Kupina.

“Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë”, u shpreh tutje Kupina. /Gazeta Enigma

Related Articles