Afati i fundit për të bërë pagesën e faturave të mbeturinave është 1 prilli.
Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”.
Sipas njoftimit pas kësaj date të gjithë klientët të cilët nuk kryejnë obligimet do të procedohen tek përmbaruesi privat.
“Për të shmangur procedimin tek Përmbaruesit Privat, ju ftojmë të kryeni pagesat e mbetura brenda këtij afati. Pagesën mund ta realizoni lehtësisht përmes: Platformës eKosova – me letërnjoftim për amvisëri & numër biznesi për biznese, zyrave tona të pagesës në të gjitha njësitë operative, inkasantëve tanë në terren. Për ata që kanë borxhe të akumuluara, ofrojmë mundësinë e riprogramimit deri në 12 muaj. Mos e lini për nesër atë që mund ta kryeni sot! Shmangni kostot shtesë dhe ruani shërbimin e rregullt”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma