Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A ka njoftuar se do të bëjë procedimin e lëndëve te përmbaruesi privat, për klientët që kanë borxhe ndaj kompanisë.
Lajmi është bërë i ditur sot, përmes faqes zyrtare se kësaj kompanie.
“Afati kohor i përmbushjes së obligimëve për pagesë të faturës së mbeturinave është në afat prej 7-ditëve, nga dt. 12 Shkurt deri 19 Shkurt 2024.
Ftojmë gjithë klientët të përmbushin obligimet brenda afatit të parashikuar, sepse në rast të mos pagesës brenda këtij afati borxhet e pa paguara do të procedohen tek Përmbaruesi Privat” thuhet në njoftim të KRM “Pastrimi”.