Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme (VIDEO)

Kroacia goditet nga një stuhi e fuqishme (VIDEO)

Këtë të hënë Kroacia është goditur nga një stuhi e fuqishme, e cila ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara, raporton Gazeta ‘Enigma’.

E rajoni që më së shumti u godit ishte Miranjami, ku erërat merrnin me vete gjësende të ndryshme sikurse në filmat fanta-shkencë të Hollywood-it.

Banorët kanë filmuar stuhinë e fuqishme që ka kaluar pranë vendeve ku ata jetojnë, e pamjet janë rrëqethëse.

Madje shumë kulme të shtëpive janë dëmtuar, e pemët e shkulura kanë përfunduar nëpër rrugë, duke e vështirësuar komunikacionin. /Gazeta Enigma/

Related Articles