Kroacia i ktheu mbrapsht, 10 ton mandarina me pesticide u shitën në Shqipëri, 3 të arrestuar

Kroacia i ktheu mbrapsht, 10 ton mandarina me pesticide u shitën në Shqipëri, 3 të arrestuar

Mandarinat, të cilat u kthyen mbrapsht nga autoritetet kroate gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024 pasi nga analizat ka rezultuar të jenë me pesticide të rrezikshme për shëndetin e njeriut, nuk janë asgjësuar dhe janë shitur në tregun e Shqipërisë.

Për këtë çështje Prokuroria e Beratit ka nisur prej kohësh një hetim, i cili është konkluduar këtë të mërkurë, me arrestimin e tre personave.

Organi i akuzës njofton se është vënë në pranga një fermer i zonës, administratori i pikës së grumbullimit i cili bleu ngarkesën dhe një inspektor i zyrës rajonale të Veterinarisë.

Tre personat e arrestuar akuzohen për veprat penale të “Shkeljes së rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”./A2Cnn

Related Articles