Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në KE

Kroacia përkrahë Kosovën për anëtarësim në KE

Disa ditë më parë Kosova, zyrtarizoi aplikimin për anëtarësim në Këshill të Evropës, shkruan GazetaEnigma.

Në këtë aplikim Kosova u përkrah mjaft nga shumë shtete në rrugëtimin e saj drejt KE-së.

Një prej shteteve që e ka mbështetur Kosovën është edhe Kroacia.

Ministria e Jashtme e Kroacisë, përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në Twitter, ka shkruar se Kroacia e përkrahë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Dyert e Këshillit të Evropës duhet të jenë të hapura për anëtarësim për ato demokraci evropiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Evropës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikimin për anëtarësim të Kosovës”, thuhet në postim. / GazetaEnigma

Related Articles