Kroatët do të zgjedhin presidentin e tyre brenda këtij viti – kjo është data

Kroatët do të zgjedhin presidentin e tyre brenda këtij viti – kjo është data

Kroacia do të shkoj në zgjedhje presidenciale.

Të paktën kështu ka njoftuar kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Këto zgjedhje do të zhvillohen më 29 dhjetor, njoftoi ai.

Plenkoviq tutje theksoi se qeveria do të shpallë zyrtarisht datën e zgjedhjeve ditën e enjte.

Në garë për mandatin e dytë presidencial do të jetë edhe presidenti aktual, Zoran Milanoviq, i cili synon të ruajë postin më të lartë në vend.

Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për politikën kroate, ndërsa pritet të jetë një garë e fortë në skenën elektorale.

Kandidatët e tjerë dhe zhvillimet e mëtejshme do të përcaktojnë ritmin e kësaj beteje politike. /Gazeta Enigma

Related Articles