Kroati 35-vjeçar bëhet president i Kilit (VIDEO)

Kroati 35-vjeçar bëhet president i Kilit (VIDEO)

Votuesit kilianë ia besuan Gabriel Boriqit pozitën më të lartë të shtetit, pasi atë e votuan më shumë se djathtistin Jose Antonio Kast.

Zgjedhja e të parit për lider të shtetit amerikano-jugor është interesante për faktin se ai është një ish-lider majtist i studentëve, por edhe për origjinën e tij.

Boriq është me prejardhje kroate dhe familja e tij jeton në qytetin Punta Arenas.

Këtu ka një popullatë prej rreth 400 mijë vetave me origjinë nga shteti ballkanik. Kjo besohet se është diaspora më e madhe kroate në botë.

Ata besohet se erdhën këtu kah fundi i shekullit 19, në kërkim të mundësive të reja.

Pos kësaj veçantie, Boriq, i shkolluar për drejtësi, është vetëm 35 vjeç. Ky fakt e bën atë presidentin më të ri në moshë të këtij shteti./Gazeta Enigma/

Related Articles