KRU “Mitrovica” heq reduktimet: Uji të përdoret vetëm për higjienë deri në njoftimin e radhës

KRU “Mitrovica” heq reduktimet: Uji të përdoret vetëm për higjienë deri në njoftimin e radhës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Mitrovica” ka njoftuar se furnizimi me ujë për qytetet e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt është rikthyer në normalitet pas stabilizimit të kanalit “Ibër-Lepenc”, raporton Enigma.

Si rezultat, kufizimet e vendosura ditë më parë janë hequr.

Megjithatë, kompania ka apeluar që uji të mos përdoret për pije deri në publikimin e raportit përfundimtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

“Uji të përdoret vetëm për higjienë, deri në një njoftim tjetër,” thuhet në komunikatën e KRU “Mitrovica”, në një postim në Facebook.

Related Articles