Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të vazhdojë aksioni për ndëshkimin e konsumatorëve që kanë borxhe, raporton Gazeta Enigma.
Në një paralajmërim, KRU-ja pohon se aksioni do të vijojë deri në fund të vitit 2025, me intensitet më të shtuar dhe pa kompromise për lidhjet ilegale.
“S’ka ujë të trajtuar, pa paguar faturat!” thuhet në njoftim.
“Si pjesë e planit të vazhdueshëm në mbledhjen e detyrimeve për garantim me furnizim me ujë të pijshëm, aksioni për ndëshkimin e konsumatorëve me borxhe ndaj shërbimeve të ujit do vazhdojë deri në fund të vitit 2025. Por kësaj here me intensitet edhe më të shtuar”, thuhet në reagim. / Gazeta Enigma.