“K*rvë” – Gjakovari dehet dhe ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, e kërcënon me tërfurk

“K*rvë” – Gjakovari dehet dhe ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, e kërcënon me tërfurk

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre, e që ndër vite shumë raste të tilla kanë përfunduar tragjikisht.

Konsumimi i tepërt i alkoolit nga ana e burrit, dyshohet të ketë rënduar situatën në një familje në fshatin Osek Hilë të Gjakovës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 46-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, ku ka rrëfyer para hetuesve se i shoqi në gjendje të dehur e ka fyer me fjalë banale ‘k*rvë’ dhe e ka kërcënuar me mjetin e punës, tërfurk.

Ajo ka refuzuar që të dërgohet në strehimore dhe është kthyer në shtëpinë e saj, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

48-vjeçari ka rezultuar në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles