Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, tha se integrimi europian në rrethanat aktuale është ndoshta më i rëndësishmi që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.
Ai u shpreh se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i vëmendshëm në këtë drejtim.
“Ne duhet të punojmë së bashku dhe shpresoj se deri në qershor do të hapim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe do të miratojmë liberalizimin e vizave me Kosovën, si dhe që Bosnje e Hercegovinës t’i jepet sa më shpejt statusi i kandidatit”, ka thënë Schallenberg.
Në një postim në Twitter, ai ka thënë se BE-ja ka humbur shumë kohë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa për këtë të fundit tha se humbi durimin./ GazetaEnigma