Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mirëpret nesër në Kosovë, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.
Ajo do ta presë atë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ora 15:00.
Sipas MPJD-së, dy ministrat do të zhvillojnë takime bilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku më pas do mbajnë edhe konferencë për media.
Konferenca do të zhvillohet në ora 16:15 në ministrinë e Jashtme.