Ministri i Punëve të Jashtme i Sllovakisë, Rastislav Kaçer, i është gëzuar marrëveshjes së arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka shkruar se nevojitet punë e vështirë tani.
“Gëzohem që dëgjoj lajme pozitive nga Bruksel. Përshëndes gatishmërinë e shprehur të Aleksandër Vuçiqit dhe Albin Kurtit për të vazhduar më propozimin e BE-së. Duhet punë e vështirë tani”.