Kryediplomatja austriake flet pas takimit me Konjufcën

Kryediplomatja austriake flet pas takimit me Konjufcën

Ministren Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar sot me Kryediplomatin e Kosovës, Glauk Konjufcën.

Konjufca po qëndron për vizitë në Austri, një nga vizitat e para prej se u emërua në krye të MPJ-së, teksa në takimin me homologen e tij, ai kërkoi mbështetje për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Kryediplomatja austriake ka thënë se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e fortë të Austrisë për rrugën drejt BE-së.

“Faleminderit për vizitën tuaj në Vjenë sot, si një nga vizitat tuaja të para si Ministër i Jashtëm, Glauk Konjufca! Që kur Austria, si një nga shtetet e para anëtare të BE-së, njohu Kosovën, janë zhvilluar lidhje të forta dypalëshe, përfshirë ato ekonomike, midis vendeve tona. Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë ato. Mund të llogarisni në mbështetjen tonë të fortë për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar ajo në “X”.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë si dhe bashkëpunimin në funksion të stabilitetit rajonal.

“Austria mbetet një nga partnerët më të afërt dhe më të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Related Articles