Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojnë tre zytarët policorë kosovarë.
Me anë të një postimi në Twitter nga ambasadori Rohde, ai ka thënë se Gjermania kërkon lirimin pa kushte të 3 policëve kosovarë të ndaluar.
Ai ka cituar diplomanten gjermane, Baerbock, e cila ka nënvizuar se ky nuk është detyrim ndaj Berlinit apo Brukselit, por ndaj njerëzve të të dy vendeve, të cilët kanë të drejtë për një të ardhme paqësore.
Ndër të tjerash, është bërë thirrje ndaj të dyja vendeve, si Kosovës, ashtu edhe Serbisë që të de-përshkallëzojnë menjëherë.
???????? demands the unconditional release of the 3 detained ???????? policemen, calls on both ????????/???????? to de-escalate immediately. FM @ABaerbock underscores that this is no obligation towards Berlin or Brussels but towards the people of both countries, who have a right to a peaceful future ⬇️ https://t.co/MsJ7pFY4it— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) June 16, 2023