Kryediplomatja Valtonen: Finlanda e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Kryediplomatja Valtonen: Finlanda e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen pas takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur para mediave lidhur me atë se çka u bisedua në takim.

Valtonen tregoi se gjatë takimit u diskutua për dialogun Kosovë-Serbi si dhe normalizimin e marrdhënieve mes dy vendeve.

Tutje ajo shtoi se shteti i saj është përkrahëse e Kosovës dhe do të bëjë të pamundurën për të arritur normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi biseduar për dialogun Prishtinë-Beograd, dhe normalizimin e marrëdhënieve, dhe Finlanda për këtë është përkrahëse. Jemi të gatshëm që të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’iu përkrahur në këtë rrugë”, u shpreh Valtonen.

“Finlanda ka qenë dhe mbetet mik i fuqishëm i Kosovës, kjo u theksua në takimin që patëm sot. Si mbështetje fuqishme për Kosovën ka qenë padyshim që nga koha që e ka fituar pavarësinë e saj, e kemi mbështetur Kosovën në anëtarësimin në BE, si dhe në aleancën e NATO-s”.

Në këtë takim u fol dhe për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si në tregti ashtu edhe në fusha të tjera. /Gazeta Enigma

Related Articles