Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenca e Shqipërisë për nder të 28 Nëntorit.
Gashi shkruan se këto takime konfirmojnë angazhimin e përbashkët për të kultivuar vlerat e përbashkëta si popull.
“Në Tiranë, në një mbrëmje të mbushur me vlera historike dhe emocione vëllazërore, pata nderin të marr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.Kjo ngjarje, ku tradita dhe krenaria kombëtare u gërshetuan në një atmosferë festive, konfirmoi angazhimin e përbashkët për të kultivuar vlerat dhe lidhjet që na bashkojnë si popull. Lavdia e 28 Nëntorit shërben si udhërrëfyes për të ardhmen e shqiptarëve.Në emër të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, përcolla urimet më të përzemërta Presidentit Begaj dhe mbarë kombit shqiptar, me dëshirën për më shumë bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët”, njofton Gashi.
